×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk do të bojkotojmë, por do të pengojmë punën e një Kuvendi jolegjitim”

    Insajderi
    08 March 2016 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se partia në të cilën ai bën pjesë nuk do t’i bojkotoj seancat e Kuvendit të Kosovës, pasi në këtë mënyrë nuk do të jetë i mundur pengimi i punës së Kuvendit, që sipas Selimit është jo legjitim.

    Ideja e bojkotimit të Kuvendit të Kosovës u përfol të hënën nga zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili deklaroi se AAK së bashku me pjesën tjetër të opozitës janë duke e shqyrtuar këtë opsion, por Selimi ka hedhur poshtë këto aludime.

    “Nuk do ta bojkotojmë, por do ta pengojmë punën e një kuvendi jolegjitim”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes.

    Ai tha se pengimi i Kuvendit të Kosovës është i rëndësishëm për të ardhmen demokratike të Kosovës.

    “Për më shumë se kaq Qeveria, Kuvendin e Kosovës asnjëherë nuk e kanë konsideruar si vend i debatit dhe i demokracisë por si mjet për ta përdorur kundër interesave të qytetarëve të Kosovës.

    Prandaj pengimin e punës së një kuvendi dhe një mazhorance jo legjitime është hapje e dyerve te se ardhmes demokratike ne Kosovë”, ka thënë Selimi për Indeksonline.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark