“Nuk doja kurrë ta vrisja motrën”, gjykata lë në burg 40 vjeçaren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk doja kurrë ta vrisja motrën”, gjykata lë në burg 40 vjeçaren

    Insajderi
    05 September 2023 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, 40 vjeçares e cila akuzohet se dy ditë më parë vrau me thikë motrën e saj.

    Ajo para gjykatës thuhet se ka shprehur pendim për veprën, ndërsa ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie pasi nuk ka kush të kujdesët për nënën e saj.

    “Nuk do doja kurrë të vrisja motrën time. Dua të më jepni një masë më të lehtë se nuk ka kush kujdeset për nënën”, është shprehur e akuzuara, raporton Euronews.al.

    Avokati i saj ka kërkuar nga gjykata që klientës së tij t’i shqiptojë masën e arrestit shtëpiak, dhe që vepra penale të kualifikohet si kapërcim i kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

    Viktima është raportuar e vdekur nga familjarët e saj të shtunën, në Tiranë. Pas autopsisë rezultoi se ajo nuk ka vdekur natyrshëm, por 37-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të plagëve nga një mjet prerës.

    Ndërsa e akuzuara kishte deklaruar se vrasjen e kishte bërë në vetëmbrojtje, dhe se e ndjera ishte e alkoolizuar dhe problematike


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark