Nuk duket në ekran, por me këtë video Luana Vjollca na tregoi një anë të saj të dhimbshme - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Nuk duket në ekran, por me këtë video Luana Vjollca na tregoi një anë të saj të dhimbshme

    Insajderi
    27 December 2020 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luana Vjollca kishte përgatitur mbrëmjen e djeshme një emision festiv me rastin e Krishtlindjes.

    Emisioni zgjati më shumë se dy orë dhe pas tij fshihet shumë punë e lodhje për të arritur perfeksionin.


    Menjëherë pas emisionit të djeshëm, Luana ka treguar se çfarë dhimbjesh përjeton duke qenë se duhet të mbajë edhe takat veshur për dy orë të plota.

    Ajo ka publikuar në Instagram një video të këmbëve të saj, që duken pak të demtuara nga këpucët dhe ka treguar se për 3 ditë i ka të mpira.

    Me këtë rast ajo ju ka treguar gjithë ndjekësve të saj se çfarë sakrifice duhet bërë për të realizuar një emision të suksesshëm dhe për t’u dukur bukur në çdo puntatë të tij.

    “Po ju tregoj një sekret, një nga vështírësítë më të mëdha në realizimin e këtij emisioni është dhimbja e shpinës dhe këmbët e mpira për të paktën 2-3 ditë pas xhirimeve”, ka shkruar Luana përkrah videos.

    Gjatë emisionit të saj Luana ka tërhequr edhe vemendjen e artistëve të huaj si Lele Pons dhe Guaynna.

    Të dy ata kanë realízuar këngën “Se Te Notta”, me të cilin moderatorja ka kërcyer në emisionin e saj dhe këngëtarët e kanë publíkuar menjéherë në rrjete sociale. Madje Guaynna ka filluar të ndjékë Luana Vjollcën në Instagram, duke e bërë pjesë të listës së miqve të tij në paktë në rrjete sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark