×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Nuk e kam kushërirë”, kryetari i Vushtrrisë i kundërpërgjigjet akuzave të Vetëvendosjes për punësim të farefisit

    Insajderi
    07 January 2023 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri dy javë më parë ka akuzuar pushtetin komunal, PDK-në, për punësim të familjarëve dhe miqëve në sektorin e arsimit, shkruan Insajderi.

    Për konkursin e hapur në shtator të këtij viti për pozitën ‘Edukatore për fëmijët 3-6 vjeç’ në çerdhen publike, Vetëvendosje thotë se PDK e ‘rehatoi’ farefisin.

    Vetëvendosje deklaroi se nga 80 kandidatët që aplikuan për një vend pune, u zgjodh kushërira e kryetarit Idrizi, Diarta Idrizi.

    Pëveç saj, VV thotë se u përzgjodh edhe gruaja e mikut të nënkryetarit Zhegrova, Mirjeta Mengjiqi dhe kushërira e kryesuses, Melihate Basholli.

    Nga mëse 80 kandidat, u përzgjodhën 8 prej tyre. Diarta Idrizi, kushërira e kryetarit, “suprizoj” me rezultatin pasi nga pozita e 17 në testin me shkrim doli një nga fitueset e konkursit pas intervistes. Lista vazhdon me gruan e mikut të nënkryetarit Zhegrova, Mirjeta Mengjiqi, për të vazhduar me kushëriren e kryesuses, Melihate Bashollin“, thuhet në reagim.

    Lidhur me këto pretendime të Vetëvendosjes, Gazeta Insajderi ka kontaktuar zyrtarët e PDK’së, të cilët janë të përfshirë në këto akuza të VV’së.

    Për Insajderin u prononcua kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, i cili mohoi të gjitha akuzat e VV’së në drejtim të tij.

    Idrizi tha se Diarta Idrizin nuk e ka kushërirë edhe pse e kanë të njëjtin mbiemër. Ai tha se nuk ka intervenuar në përzgjedhjen e kandidatëve për punësim.

    Diarten nuk e kam kushërirë, edhe pse e kemi mbiemrin e njëjtë, jemi shumë të largët në aspektin gjenetik. Ju kisha kërku me lyp diplomën e Diartes, me kqyrë dosjen, çfarë note mesatare ka, çfarë shkolle ka kry, çfarë kuadri është. Dhe ata që kanë bo akuzën, vetë i kanë punësu familjarët e tyre. Nuk kam të drejtë me ja mohu të drejtën veç pse është e mbiemrit të njëjtë, nuk është korrekte. Nuk ka pas interferim timin në atë punë“, u shpreh Idrizi.

    Tutje, Idrizi tha se as kryesuesja e kuvendit komunal, Melihate Basholli nuk e ka lidhje fare me Melihate Bashollin e pranuar në konkurs, për të cilën VV thotë se e ka kushërirë.

    Kryesuesja Basholli bash kurgjo nuk e ka Melihate Bashollin, nuk ka lidhje me ta”, ka thënë Idrizi për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark