×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Nuk është i Vetëvendosjes”, “Është nga LVV”, deputeti Rexhaj e Rrustemi me qëndrime të ndryshme për Nagip Krasniqin

    Insajderi
    19 April 2023 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar sot pas arrestimit të kryeshefit të KEK’ut, Ragip Krasniqi me urdhër të Prokurorisë Speciale.

    Duke hedh akuza ndaj kryeprokurorit, Blerim Isufaj – dy deputet të VV’së kanë rënë në kundërshtim me njeri-tjetrin.

    Deputeti, Adnan Rrustemi thotë se kryeshefi i KEK’ut është nga LVV, nga ana tjetër deputeti Arbër Rexhaj tha se Krasniqi nuk është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Përmes një statusi në Facebook, Rrustemi ka harruar që drejtuesit e ndërmarrjeve publike duhet të jenë apartiak.

    Ai ka shkruar se kryeshefi i KEK’ut po akuzohet vetëm pse është i VV’së, duke konfirmuar kështu zyrtarisht se kjo ndërmarrje publike është e kapur nga Vetëvendosje

    Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në emisionin Politiko në Kanal 10 – ka hedhur poshtë pretendimet që po qarkullojnë në opinion se ky i fundit ka lidhje me partinë në pushtet.

    Rexhaj ka thënë se Krasniqi nuk është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe se drejtësia do ta thotë fjalën e vetë.

    “Personin të cilin që e përmendet ju si anëtar të VV-së unë e kam pasur në Komision hetimor dhe e kam intervistuar vetë, por nuk është anëtar i VV-së. Mos të keqkuptohet se nuk është formë e distancimit nga ai, por është një e pavërtetë. Pra personi që është arrestuar sot, ku në ditët në vazhdim drejtësia do ta thotë fjalën e vetë, mirëpo nuk është i Vetëvendosjes. Vetë e kam intervsituar në Komision hetimor.”, ka thënë Rexhaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark