Insajderi
Botë

“Nuk është luftë e NATO’s”- Gjermania i thotë SHBA’së se nuk do që të përfshihet në Ngushticën e Hormuzit

Insajderi
16 March 2026 - 13:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nuk është luftë e NATO’s”- Gjermania i thotë SHBA’së se nuk do që të përfshihet në Ngushticën e Hormuzit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Berlini i është përgjigjur thirrjeve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të ndihmuar në mbajtjen e rrugëve të transportit detar pa ndërprerje në Ngushticën e Hormuzit.

“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me NATO-n. Nuk është lufta e NATO-s”, ka thënë një zëdhënës i qeverisë gjermane, sipas CNN.

Komenti i bërë nga zëdhënësi i kancelarit gjerman, Friedrich Merz, vjen pasi Trump bëri kërcënim të fshehur ndaj aleancës së NATO-s, duke thënë se ajo mund të përballet me një “të ardhme shumë të keqe”, përcjell Insajderi.

Qeveria gjermane gjithashtu përsëriti edhe një herë se nuk do të merrte pjesë në asnjë aktivitet në Ngushticën e Hormuzit.

“Pjesëmarrja nuk është konsideruar para kësaj lufte dhe nuk po merret në konsideratë tani”, shtoi zëdhënësi i qeverisë.

Këtë mëngjes, teksa mbërriti në Bruksel, Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, u tha gjithashtu gazetarëve se nuk sheh rol për anëtarët e NATO-s në Ngushticën e Hormuzit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark