Insajderi
Showbiz

Nuk është më bionde! Gigi Hadid shfaqet ndryshe

Insajderi
09 January 2026 - 17:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nuk është më bionde! Gigi Hadid shfaqet ndryshe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gigi Hadid ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm, ndërsa reagimet për pamjen e saj të re janë ekskluzivisht pozitive.

Njëra nga modelet më të njohura të kohës sonë, Gigi Hadid, ka vendosur të hyjë në vitin 2026 si një person “i ri”. Edhe pse gjithmonë e kemi njohur si bionde, ajo ka bërë një ndryshim drastik dhe i është bashkuar bruneve fatale.

Ajo ka zëvendësuar fijet bionde me një bob modern ngjyrë të zezë dhe ky ndryshim rezultoi shumë i guximshëm, por njëkohësisht edhe një zgjedhje e goditur kur bëhet fjalë për tiparet e fytyrës së Gigi Hadid. Ky stil i ka dhënë asaj një pamje krejtësisht të re dhe një identitet të ri me një dozë dramatike, ndaj tani po shohim një Gigi krejt ndryshe.

Fotografitë janë publikuar në Instagram, por ende nuk dihet nëse ngjyra e re e flokëve është e përhershme apo bëhet fjalë vetëm për një nga eksperimentet e përkohshme që modelja ka ndërmarrë në bashkëpunim me një shtëpi të njohur kozmetike.

Megjithatë, duke pasur parasysh ortekun e reagimeve pozitive ndaj kësaj paraqitjeje dhe imazhit të ri të modeles së famshme, është e mundur që ajo të vendosë të mbetet brune për një kohë më të gjatë,


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark