Nuk është shumë e preferuar, por vajzat e njohura sapo e kanë kthyer në trend këtë ngjyrë - Insajderi
×
LifeStyle

Nuk është shumë e preferuar, por vajzat e njohura sapo e kanë kthyer në trend këtë ngjyrë

Insajderi
03 May 2020 - 19:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bezha është ndoshta ndër ngjyrat më pak të preferuara dhe pikërisht për këtë arsye është edhe ndër më pak të përdorurat në veshje.

Por në fakt duket se këtë vit duhet të mësohemi me një stil të ri, sepse vajzat e njohura sapo e kanë kthyer këtë ngjyrë në trend.

Revista “In Style” shkruan se duke filluar nga Celine Dion tek Meghan Markle të gjitha kanë ditur si ta kthejnë bezhën në një ngjyrë shumë ‘trendy’.

Edhe Jennifer Lopez u shfaq e veshur me të gjitha tonalitetet e kësaj ngjyre, nga koka tek këmbët gjatë promovimi të filmit të saj ‘Second Act’.

Duke ditur se personazhet e njohur na njohin gjithmonë me trendet e fundit, do të thotë se duhet të fillojmë të shtojmë pak më shumë bezhë në garderobën tonë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark