Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq ka shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë së Kosovës për mos shtyrjen e afatit për targat.
Radojeviq ka thënë se Policia e Kosovës ka filluar të bëjë paralajmërime në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, mirëpo kjo nuk do të ndryshojnë qëndrimin e serbëve në veri.
Duke mos e përjashtuar mundësinë e barrikadave, ai ka theksuar se paqja dhe stabiliteti janë në interes të serbëve, përcjell Insajderi.
Radojeviq ka thënë se nuk mund ta imagjinoj një situatë ku Policia e Kosovës gjobit një autoambulancë apo autobus që transporton fëmijë vetëm pse ka targa KM, dhe të presin që serbët të rrinë mënjanë.
“Me ato shenja, ata mund të udhëtojnë kudo në botë përveç Kosovës për shkak të tekave të një njeriu nga Prishtina”, ka potencuar Radojeviq.
Në fund ai theksoi se nuk do të ndryshojë qëndrimin i serbëve në veri të Kosovës lidhur me ri-regjistrimin. /Insajderi