×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nuk i dëgjojnë as britanikët, Burbuqe Hana e afërt me VV-në zgjedhet Kryeshefe e Telekomit

    Insajderi
    07 December 2022 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës sot me vendim unanim zgjodhi Burbuqe Hana në pozitën e kryeshefesh ekzekutive të Telekomit të Kosovës, me mandat trevjeçar.

    Telekomi bëri të ditur se Hana kishte qenë ne listën e ngushtë për intervistim.

    Kujtojmë se, kompania britanike e përzgjedhur si trupë profesionale për të bërë poentimin e kandidatëve e ka vlerësuar me më së shumti pikë një ish-anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës. Kreshnik Domin. Ai para pesë viteve kishte qenë kandidat për asamblenë komunale të Prishtinës nga radhët e PDK’së.

    Më 24 prill 2020, Burbuqe Hana u emërua Ushtruese e Detyrës së Kryeshefës së Telekomit.

    Hana në këtë pozitë e zëvendësoi Bedri Istrefin, që u shkarkua nga kjo pozitë nga Bordi i emëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

    Më 2016-të, Burbuqe Hana kishte qenë pjesë e protestave të Vetëvendosjes në sheshet kryesore të Prishtinës.

    Mediat kishin raportuar se Burbuqe Hana e ka edhe vëllanë të punësuar në Telekom, Burim Hana si dhe gruan e vëllait, Luljeta Maloku Hana. Dyshohet edhe për një person të tretë të afërm më Hanën që është i punësuat në Telekom.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark