
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi është parë përsëri në ambientet e Qendrës së Numërimit të Votave.
Pas presionit që Sami Kurteshi u bëri dje vëzhguesve dhe komisionerëve të partive opozitare, ai është parë edhe sot në Qendrën e Numërimit të Votave (QNR).
Përveç tij, është parë edhe burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi.
Sami Kurteshit nuk i ka mjaftuar vetëm brenda, ai ka dal edhe jashtë objektit të QNR’së, për vëzhgimin e situatës.
Theksojmë se një përplasje verbale ka ndodhur të hënën, mes anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një komisioneri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me vlefshmërinë e një vote të prerë poshtë gjatë numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë.
Ndërkohë, po vazhdon numërimi i votave në Qendrën e Numërimit të Votave.
“Aktualisht janë duke u numëruar 10 kutitë e fundit të votave të diasporës, të cilat pritet të përfundojnë deri në orën 16:00” .
Sot ka filluar numërimi i 22 kutive të votave me kusht.
Pas tyre do të vazhdojë numërimi i votave të personave me aftësi të veçanta.