Insajderi
Lajme

Nuk i shërbeu kafen, godet me kosë kamarierin – arrestohet një person

Insajderi
18 October 2025 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nuk i shërbeu kafen, godet me kosë kamarierin – arrestohet një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qendër të Bushatit, ku një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar me dhunë fizike dhe plagosje të rëndë.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shkodrës, shtetasi B. Sh., 56 vjeç, ka goditur me një mjet prerës, kosë, kamarierin P. V., 39 vjeç, pasi dyshohet se ky i fundit nuk i ka shërbyer kafe, duke i shkaktuar dëmtime në kokë, trup dhe një frakturë, thyerje në krahun e djathtë.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në qendër të Bushatit.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ka arrestuar në flagrancë shtetasin B. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushi.

Mjeti prerës, kosë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e hetimeve./EuronewsAlbania/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark