Nuk ia dhanë Insajderit shpenzimet e Prindonit, Matoshi pyet: Çfarë po fsheh MPJ? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nuk ia dhanë Insajderit shpenzimet e Prindonit, Matoshi pyet: Çfarë po fsheh MPJ?

    Insajderi
    23 July 2022 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Halil Matoshi ka pyetur Ministrinë e Punëve të Jashtme se çka po fsheh për shpenzimet e bashkëshortit të presidentes, Prindon Sadriu, i cili është zyrtar në MPJ.

    Këtë pyetje Matoshi po e parashtron pasi Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës u dënua më 13 mijë euro gjobë për shkak se ka refuzuar që t’i japë faturat e shpenzimeve të diplomatit, Gazetës Insajderi.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, edhe pse kanë kaluar plotë 4 muaj që kur Gazeta Insajderi ka kërkuar qasje në shpenzimet e Prindon Sadriut që paguhen me taksat e qytetarëve, nuk ka lejuar që ato të bëhen publike.

    Kjo ministri, ku punon e nga ku merr pagë Sadriu, i kaloi të gjitha afat ligjore për qasje në dokumentet publike.

    “Çka po fsheh Ministria e Jashtme? Mediat do të duhej me qenë kryefjala sot dhe me e detyru MPJ ose me i publiku shpenzimet e zyrtarit të saj ose me pague gjobë 300 mijë €! Të gjitha mediat online (të shkrueme dhe elektronike (TË GJITHA) ish dashtë me kërku përgjigje nga Ministria e Jashtme – simas Ligjit për qasje në dokumentet zyrtare – për shpenzimet e diplomatit Prindon Sadriu, i cili ka qef me e quejt edhe Zotnia i Parë në shtet!”, ka shkruar Matoshi.

    Matoshi propozon që të gjitha mediat, pa përjashtim, duhet t’i kërkojnë llogari Ministrisë për shpenzimet e Sadriut.

    Dhe sipas tij, nëse gazetarja e Insajderit, Mira Avdimetaj mbetet e vetme, kjo është betejë e humbur për të gjitha mediat në Kosovë.

    “Nëse MPJ asht dënu 13 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, për fshehje të të dhanave zyrtare, mediat asht dasht me e “bombardu” këtë dikaster me të njajtën kërkesë, të gjitha dhe papërjashtim! P.S. Nëse gazetarja Mira Avdimetaj mbetët e vetme, kjo asht betejë e humbun për të gjitha mediat kosovare!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark