Në Gjykatën Speciale ka filluar konferenca për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Avokati i Rexhep Selimit ka kritikuar Prokurorinë për zvarritjen e procesit të nxjerrës së materialeve. Ai tha se sa më shumë që po afrohen tek materialet aq më shumë po zgjatet procesi, shkruan Gazeta Express.
Ai tha se deri më tani nuk është shënuar asnjë progres në këtë proces.
“Sa herë që ne vimë këtu në konferencën e çështjes është se prokuroria kërkon zgjatjen e afateve kohore, kështu që jemi në një situatë ku ne po ecim përpara me një ritëm shumë të ngadaltë. I nderuar gjykatës unë vet nuk jam vrapues, por nga ana tjetër e shoh që sa më shumë të lëvizim ne aq më shumë na largohet pika e arritjes. Nga ana ime, pa u futur në detaje dhe në hollësi për materialet mund të them që nuk kemi bërë asnjë lloj progresi. jemi tërësisht në të njëjtin situatë dhe na u kërkua sërish që afati kohor të shtyhet deri më 31 janar të vitit të ardhshëm”, ka thënë ai.