×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nuk jepen detaje nga raportimi i drejtorit të AKI-së, Zyba: S’ka diçka që duhet të ndahet me media

    Insajderi
    21 February 2024 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti, ka raportuar para deputetëve të Kuvendit, konkretisht në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.

    Nga ky raportim nuk janë dhënë detaje nga ana e nënkryetarit të këtij komisioni, teksa Salih Zyba ka shtuar se nga ky takim nuk ka diçka që duhet të ndahet me media.

    “Nga kjo përballje nuk ka asgjë për të ndarë me media e as me publikun diçka, është çështje e konsumuar”, tha Zyba.

    I pyetur për situatën në veri, ai nuk u deklarua, dhe u shpreh se nuk është kompetent për të folur rreth kësaj çështje.

    “Unë nuk jam kompetent për t’u përgjigjur për këtë por sigurisht që kjo ka qenë komunikim edhe me faktorin ndërkombëtar se nuk është shqetësim vetëm i joni dhe i qytetarëve por ky është shqetësim edhe i vendeve fqinje për të cilat është aludu. Por rreziku prej Serbisë është permanent çdo here”, ka thënë nënkryetari i Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark