Insajderi
Lajme

“Nuk ka asnjë vendim që më ndërlidh mua” – Liburn Aliu deklarohet pas marrjes në pyetje nga Prokuroria

Insajderi
05 August 2026 - 14:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nuk ka asnjë vendim që më ndërlidh mua” – Liburn Aliu deklarohet pas marrjes në pyetje nga Prokuroria
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është intervistuar për më shumë se tri orë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në cilësinë e personit të dyshuar lidhur me rastin e njohur të ambalazhuesve të ujit, proces ky ku dyshohet për dëm miliona eurosh ndaj shtetit.

Pas përfundimit të intervistimit, avokati i tij Artan Qerqini konfirmoi shkurtimisht se Aliu u mor në pyetje si i dyshuar, përpara se t’ia kalonte fjalën ish-ministrit.

Gjatë prononcimit për media, Aliu shprehu lehtësim që më në fund pati mundësinë të jepte sqarimet e tij pas një periudhe të gjatë heshtjeje përballë akuzave dhe sulmeve publike.

“Është një lehtësim që pas dy vjetësh heshtje mundem me e sqaru situatën para Prokurorisë, me marrë masa për gjithë atë sulm i cili ka degraduar aq shumë, por që unë jam përgjigjur me heshtje. Pata mundësi me e sqaru gjithë procesin. Për gjithë periudhën sa kam qenë ministër kam vepruar në përputhje me ligjin dhe sipas rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Nuk ka asnjë vendim i cili mundet me më ndërlidh mua me këtë process, po ashtu as pretendimin për mosveprim”, deklaroi Aliu përcjell Insajderi.

Më tej, ai nëvizoi se i gjithë rasti ka pasur auditime të brendshme e të jashtme, të cilat sipas tij qartësojnë rolin e ministrit si nivel politik karshi administratës.

“Ka qenë një rast i mirë që pata mundësi ta sqaroj të gjithë punën dhe tani jam i lehtësuar”, tha ish-ministri para gazetarëve


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark