×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nuk ka fitues. Vendimi i gjyqit vlen për të dytë”, avokati i Arben Ahmetit: Versioni i Tomë Gashit i pavërtetë dhe qesharak

    Insajderi
    11 October 2022 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar urdhër mbrojtës në rastin e Arben Ahmetit dhe bashkëshortes së tij. Urdhri mbrojtës është lëshuar kundër të dyve.

    Një vendim gjyqësor është marrë para një javësh, më 3 tetor, në rastin ku protagonistë janë dy gazetarët: Arben Ahmeti dhe Valentina Ahmeti.

    Rasti është mbajtur jashtë mediave dhe syve të publikut, deri në momentin kur avokati i Valentina Ahmetit postoi një status në rrjetin social “Facebook”, ku fliste për fitore të klientes së tij kundër Arben Ahmetit, drejtor në Kanal 10.

    Mirëpo, Besnik Berisha avokat i gazetarit Ahmeti ka pohuar se deklarimi i Gashit përbën shpifje, pasiqë rasti gjyqësor nuk ka fitues.

    Sipas tij, vendimi i gjyqit parasheh penalizm për të dytë: Edhe për Arben Ahmetin, edhe për Valentina Ahmetin. Vendimi parasheh një masë sigurie një vjeçare kundër të dyve.

    Asnjëri nuk guxon që ta shqetësoj, sulmoj, fyej, kërcënoj apo dëmtoj pronën e njëri-tjetrit gjatë këtyre 12 muajve.

    Gjykata ka refuzuar kërkesat e të dyve që mos t’i afrohen njëri-tjetrit në Kanalin 10, televizionin ku të dytw punojnë, në një distancë prej 200 metrash. Po ashtu, gjykata ka refuzuar edhe dy kërkesa tjera të Valentina Ahmetit.

    Është refuzuar kërkesa që gazetari Arben Ahmeti të obligohet që t’ia paguaj ish-gruas së tij shpenzimet e automjetit.

    Po ashtu, është refuzuar kërkesa e ish-gruas që Arben Ahmeti të detyrohet që të reklamoj në Kanal 10 kolegjin UBT, në mënyrë që Valentina Ahmeti të shkollohet pa pagesë në këtë kolegj privat.

    Pretendimi se Valentina Ahmeti ka fituar rastin ndaj drejtorit te Kanal 10 është absolutisht i pavërtete dhe qesharak. Për ata që se dinë, ne asnjëherë nuk e kemi kundërshtuar kërkesën e mbrojtësit te viktimave për urdhër – mbrojtje, përkundrazi e kemi përkrahur dhe kemi ushtruar kundërpropozim, i cili, përkundër qe u kundërshtua nga znj. Ahmeti dhe përfaqësuesit e saj, u aprovua nga gjykata dhe si rezultat kemi urdhër mbrojtje me efekt reciprok. Pra, humbës është ai/ajo që e kanë kundërshtuar propozimin, e jo ai që e ka përkrahur dhe ka kërkuar të njëjtin”, ka deklaruar avokati Berisha.

    Ndërkaq tjetër version ka dhënë Gashi në rrjetin social, Facebook dhe në media.

    Ai tha se vendimi është marrë në favor të klientes së tij, pra, Valentina Ahmetit.

    “Dhe sot kemi marrë vendimin me të cilin rasti është vendos nga gjykata në favor të Valentines dhe është lëshuar urdheri mbrojëts kundër bashkëshortit të saj Arben Ahmetit, i cili është drejtor i tv kanal 10”,ka potencuar ai për Bota Sot.

    Kurse në facebook, Gashi ka shkruar “Kur klienti është i sinqertë, rasti fitohet lehtë, sepse Gjykata vendos drejtë”.

    Postimi i plotë i Gashit:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark