Insajderi
Lajme

“Nuk ka kod buxhetor” – Sveçla akuzon Ramën se po bën propagandë me teleferikun e Gërmisë

Insajderi
08 April 2026 - 10:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nuk ka kod buxhetor” – Sveçla akuzon Ramën se po bën propagandë me teleferikun e Gërmisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, të martën tha se do ta rikthejnë teleferikun e Gërmisë.

Rreth kësaj ka reaguar asamblisti i VV-së në kryeqytet, Gëzim Sveçla. Ky i fundit ka thënë se në buxhetin e komunës ‘’nuk figuron asnjë kod buxhetor për teleferikun  në Gërmi’’, dhe se nuk është ndarë ‘’asnjë euro, as për studim, hulumtim apo analizë’’.

‘’Pra, po flasim për një projekt që promovohet publikisht, por që nuk është i planifikuar financiarisht’’, ka thënë Sveçla në postimin e tij.

Postimi:

Në buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2026, të propozuar nga vetë kryetari dhe të miratuar nga Kuvendi Komunal, nuk figuron asnjë kod buxhetor për teleferikun në Gërmi. As një euro e ndarë. As për studim, hulumtim apo analizë.

Pra, po flasim për një projekt që promovohet publikisht, por që nuk është i planifikuar financiarisht.

Parku Gërmia, i mbrojtur ligjërisht, po mbytet çdo ditë nga lagjet e betonizuara që po e rrethojnë dhe nga kundërmimi i kanalizimit të hapur që derdhet në rrugë, nga Pishina e Gërmisë deri në Taukbashqe. Megjithatë, mbetet ende oaza e vetme e gjelbër e Prishtinës dhe pikërisht për këtë arsye nuk guxon të trajtohet si terren eksperimentesh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark