Nuk ka pasur shkelje ligjore në balotazhin e Drenasit, thotë Prokuroria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ka pasur shkelje ligjore në balotazhin e Drenasit, thotë Prokuroria

    Insajderi
    18 December 2016 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori i Shtetit ka njoftuar se sot gjatë tërë ditës është angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në balotazhin për Kryetar të Komunës së Drenasit.

    “Prokurorët e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor gjatë ditës kanë pranuar informata të ndryshme lidhur me procesin zgjedhor dhe menjëherë pas marrjes së informatave prokurorët janë angazhuar dhe kanë verifikuar të gjitha të këto informata”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit.

    Ata kanë thënë se sipas të dhënave që kanë mbledhur nuk ka pasur elemente të shkeljeve ligjore që lidhen me veprat penale kundër të drejtës së votimit.

    Po ashtu, Prokurori i Shtetit njofton se do t’i përcjellë me vëmendje të gjitha shkeljet e mundshme në kuadër të fazës së tretë të procesit zgjedhor, si dhe do të veprojë sipas kompetencave nëse eventualisht evidentohen dyshime se persona të caktuar kanë kryer ndonjë vepër penale lidhur me procesin e votimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark