Insajderi
Botë

Nuk ka qetësi në Turqi, regjistrohet një tjetër lëkundje sizmike

Insajderi
12 December 2024 - 14:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nuk ka qetësi në Turqi, regjistrohet një tjetër lëkundje sizmike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Turqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Një tërmet është regjistruar edhe mesditën e së enjtes në Perëndim të Turqisë.

Qendra Europiane e Sizmologjisë bën të ditur se tërmeti ka qenë me magnitudë 4,4 i shkallës rihter dhe ka pasur një thellësi prej 15 kilometrash.

Nuk ka qetësi në Turqi, regjistrohet një tjetër

Ndërkohë, epiqendra e tërmetit ka qenë 35 kilometra nga qyteti i Çanakkale. Fatmirësisht nuk ka raportime për persona të lënduar.

Turqia është një nga zonat me aktivitetin më të lartë sizmik si pasojë e lëvizjes së pllakave tektonike. (A2 Televizion)


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark