BE: Nuk ka rinegocim të marrëveshjes së klimës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    BE: Nuk ka rinegocim të marrëveshjes së klimës

    Insajderi
    03 June 2017 - 07:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Europian refuzoi në mënyrë kategorike ofertën e presidentit amerikan Donald Trump për të rinegociuar marrëveshjen klimatike të Parisit dhe bëri të qartë se do të anashkalonte Uashingtonin, për të bashkëpunuar me krerët e bizneseve në SHBA dhe guvernatorët shtetërorë për implementimin e angazhimeve të ujdisë historike.

    Në Britani, kryeministrja Theresa May u përball me kritika për mosnënshkrimin e një deklarate të përbashkët nga Gjermania, Franca dhe Italia, kundër vendimit amerikan.

    Ndërkaq Kina, BE-ja dhe India, që  së bashku me SHBA, përfaqësojnë ndotësit më të mëdhenj, kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre ndaj marrëveshjes klimatike të Parisit.

    Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha pas një takimi me kreyministrin kinez Li Keciang, se Brukseli dhe Pekini do të intensifikoninbashkëpunimin.

    “Sot Kina dhe Europa treguan solidaritetin me brezat e ardhshëm dhe përgjegjësinë për të gjithë planetin. Jemi të bindur se vendimi i SHBA për t’u tërhequr nga marrëveshja klimatike, është një gabim i madh, megjithatë lufta jonë kundër ndryshimeve klimatike do të vazhdojë me ose pa Ameriken”, tha Donald Tusk.

    Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme kineze tha se Pekini ishte gati të merrte rolin e liderit, në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Mes lumit të reagimeve të ashpra ndërkombëtare, presidenti rus ishte mes të vetëmve që tha  se nuk do ta gjykonte Donald Trumpin.

    Organizata meteorologjike botërore e OKB bëri të ditur të premten, se në skenarin më të keq, tërheqja e SHBA nga marrëveshja, mund të ndikojë në një rritje prej 0.3 gradë celsius, të temperaturave, deri në fund të shekullit. Godinat rreth botës u ndriçuan me të gjelbër në shenjë proteste kundër vendimit të Trump.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark