×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Nuk kam asnjë arsye për t’u krenuar kur jetoj në shtetin që lejon vrasjen e grave

    Insajderi
    01 July 2021 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa arsye pse sivjet nuk dola në Paradën e Krenarisë, janë aq të rëndësishme sa nuk lëjnë vend me dal me marshu, kinse asgjë nuk po ndodhë. 

    Me çka me u krenu?

    Me qet polici qe gjate 20 viteve nuk i ka marrë seriozisht shumicën e rasteve te lajmeruara te dhunes ndaj grave. Me qeta policë që mirkuptojnë “dhunen” dhe i kerkojnë viktimes te kthehet t’ia jap edhe nje shans dhunuesit. Keto shanse, kane perfundu shpesh ne vrasje. 

    Prokuroret, që parapëlqejne lirimin “në procedurë të rregullt” të të dyshuarve. Kur të dyshuarit shkojnë në Gjykata, ata marrin dënime qesharake. Qesi forme, drejtesia i jep driten e gjelber dhunuesve te radhes. 

    Krejt kjo eshte lejuar dhe vazhdon te lejohet nga politikanet ne pushtet, te cilet e perdorin Paraden tone, per poena politik. Por të njejtit jane kujdesur qe ta mirembajne kete sistem qe lejon dhunen gjinore, me viktimat shumicen gra dhe nuk ndeshkon dhunuesit e vrasesit. 

    Nuk e dua mbështetjen SPECIALE te këtyre institucioneve. As nuk pranoj te them se jam krenar me kete marsh? Qa ka me u krenu me kete marsh? Qe po na lajn me dal? Qe po na japin nje Jave, e po vijne neper konferenca hotelesh duke na garantuar se do na mbrojne me ligje. 

    Liria jeme seksuale nuk ka nevoje per asnje miratim prej ketyre institucioneve. Por liria jeme si njeri, po kufizohet prej qetyne institucioneve. Keshtu qe mbeshtetja e tyne per lirite tona seksuale nuk duhet me na vetknaq. Sidomos jo ne këtë kohe. Jo ne këtë kohe kur rastet e dhunes shtohen çdo dit. Sepse para se te jemi gej, lezbike, bisexual, trans, queer etj ne jemi njerez. Keto institucione nuk sigurojne respektimin e te drejtave elementare te njeriut, keshtu qe edhe krejt Policia ketu me u vesh me ngjyra-nhjyra gjate Javes se Krenarise, nuk mjafton me ndertu paqe. Nuk ka paqe perderisa nuk kemi: 

    1.  Polici të re, me nje rivleresim te te gjithe stafit policor që e kupton rendësinë e një lajmërimi të një dhunuesi,. Një Polici në stacionet e të cilave nuk të pret dhuna gjatë intervistimit ose indiferenca e tallja gjate raportimit 
    2. Shkarkim të prokurorëve që kanë dështuar të dërgojnë para drejtësisë dhunuesit ose ti ofrojnë siguri viktimave
    3. Vendosje ne prioritet numer 1: gjykimin e rasteve te dhunes e vrasjes mbi baza gjinore, kundër grave më së shumti

    Askujt ma shumë sesa neve nuk na takon me u organizu dhe me kërku ndryshime, sidomos për faktin se jemi vet një komunitet i shtypur. Shtypësit, pra institucionet, janë të lumtur nëse na vazhdojmë me një marsh krenarie. Ne qet menyre, ata na hjekin qafe. E kryten me LGBT, nje nen ne Raportin e Progresit. Por na jemi ma shume sesa kaq. 

    Per kete arsye,ne duhet me kërku vazhdimisht pa asnjë kusht respektimin e të drejtave tona si njerëz të lirë. Ose mundemi me vazhdu me kcy ketu edhe nja 30 minuta, tani me u çkep krejt veç“ ju lutemi sigurohuni që të keni sa më pak materiale që mund të iu identifikojnë se jeni pjesë e Javës së Krenarisë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark