Nuk kishte mundësi të studionte mjekësi, 21-vjeçarja fiton 1 milion dollarë me faqen për të rritur - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Sex

    Nuk kishte mundësi të studionte mjekësi, 21-vjeçarja fiton 1 milion dollarë me faqen për të rritur

    Insajderi
    19 September 2021 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një studente e cila donte që të bëhej doktoreshë, dhe po përpiqej që të paguante universitetin, ka zbuluar se si i dha fund dhe u bë modele. Tashmë ajo fiton mbi 1 milion dollarë në vit në faqen për të rritur, “OnlyFans”.

    Camila Elle kishte vetëm pak muaj që të përfundonte shkollën dhe të merrte diplomën e saj para-mjekësore në kimi dhe psikologji, në Universitetin Ndërkombëtar të Floridas, Miami, kur vendosi që të bënte një ndryshim total në jetën e saj.

    21-vjeçarja mori vendimin që të niste të shiste përmbajtje seksi në internet. Teksa për muaj me radhe po jetonte shumë e shqetësuar se nuk kishte para, shumë shpejt e gjeti veten me mijëra dollarë.

    “Jetoja vazhdimisht e shqetësuar për paratë dhe përpiqesha që të qëndroja në këmbë dhe të paguaja tarifat. Nuk kam marrë asnjë ndihmë nga familja ime. Unë isha marrë edhe më parë me faqet online dhe shisja fotografi e video seksi, por kurrë nuk kisha shkuar më tej. Krijova një llogari në “OnlyFans dhe shumë shpejt fitova para mjaftueshëm për të paguar shkollimin dhe jetesën time”, ka thënë e reja për “Jam Press”.

    Camila ka shtuar se pasi është diplomuar, ka paguar edhe të gjitha kreditë e saj studentore. 21-vjeçarja, e cila gjithashtu ndan foto “hot” me 55 mijë ndjekësit e saj në “Instagram”, ka treguar se ka punuar edhe si asistente mësimore.

    “Të qenit mjeke ka qenë gjithmonë ëndrra ime, por stresi për të studiuar dhe për të qenë vazhdimisht e lodhur, kishte ndikuar në shëndetin tim mendor”, ka shtuar modelja.

    Kjo e fundit ka shtuar se kur përfundoi kursin e saj dhe u diplomua me nderime, në vend që të shkonte në shkollën e mjekësisë siç kishte planifikuar gjithmonë, zgjodhi një lëvizje krejtësisht të ndryshme.

    “Pas diplomimit, u fokusova plotësisht tek ‘OnlyFans’. Vendosa gjithë vëmendjen time aty që të kisha sukses. Shumë shpejt unë fitova mbi 150 000 dollarë në shumicën e muajve”, ka zbuluar e reja.

    Por pavarësisht kësaj, ndryshimi i karrierës pati edhe një kosto personale. Shumica e familjes së saj nuk e miratonin ndryshimin e profesionit dhe ajo tashmë nuk flet me ta.

    “Më pëlqen puna ime, e dua jetë time, pse do ta braktisja atë?”, ka përfunduar 21-vjeçarja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark