×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nuk mund t’ju jap kafe pa filxhan”- Kurti e pështjell çështjen e Asociacionit me një metaforë

    Insajderi
    19 March 2024 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pështjellë përmes një metafore përgjigjen e tij në pyetjen konkrete se a e ka pranuar draft-statutin e Asociacionit dhe nëse Qeveria e Kosovës do ta propozojë një të tillë. Ai ka bërë një metaforë me kafe dhe filxhan, për të cilën pretendon se ua ka treguar ndërkombëtarëve.

    Kurti në një intervistë për Radio Evropën e Lirë ka folur edhe për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku ka mohuar ta ketë pranuar atë.

    I pyetur nëse Qeveria e Kosovës do ta propozojë një të tillë, ai ka tentuar që ta tregojë si kashelashe qëndrimin e tij.

    “Unë i kam thënë edhe presidentit të Serbisë, edhe ndërmjetësve ndërkombëtarë: nuk mund t’ju jap kafe pa filxhan”, ka thënë Kurti.

    “Atyre që duan kafe pa filxhan, ua tregoj filxhanin e zbrazët. Filxhani është Republika e Kosovës, ku do të rrijë ai Asociacion. Unë kam besuar se kafenë po e kërkon presidenti i Serbisë. Nëse kafenë po e kërkojnë ndërkombëtarët, atëherë kjo është një kafe tjetër, nuk mund të jetë kafeja e njëjtë”, vijon tutje ai.

    “Mua më është thënë që marrëveshjen duhet ta bëj me Serbinë. Për këtë jam angazhuar. Asnjëherë nuk më është thënë se marrëveshjen duhet ta bëj me ndërkombëtarët”.

    “Mirëpo, mua po më thuhet që marrëveshjen duhet ta bëjmë me Beogradin zyrtar dhe unë po angazhohem për këtë. Por, ajo që nuk duhet ta bëjë askush, është që draft-statutin e Asociacionit ta nxjerrë nga paketa, sepse në atë mënyrë i bëhet shërbim Serbisë”, ka deklaruar ndër të tjera Kurti. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark