“Nuk na intereson a ka prishje”, “KEDS-i u fal”- Kriza me rrymë, Pacolli në pushtet s’mërzitet sa mërzitej për popullin sa ishte në opozitë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk na intereson a ka prishje”, “KEDS-i u fal”- Kriza me rrymë, Pacolli në pushtet s’mërzitet sa mërzitej për popullin sa ishte në opozitë

    Insajderi
    25 December 2024 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, shqetësohej shumë për popullin kur nuk kishte furnizim të rregullt me energji elektrike gjatë kohës sa ishte në opozitë. Ajo thoshte se nuk mërzitej për arsyetimet pse nuk ka furnizim të rregullt. Thoshte edhe se KEDS-i u fal kur u privatizuar.

    Disa zona të Kosovës po kanë probleme me furnizim të rregullt të energjisë elektrike. Nga pushteti po fajësojnë konsumatorët. Po thonë se është mbingarkuar sistemi nga konsumi i tepërt i rrymës. Po bëjnë apel për kursim, shkruan Insajderi.

    Sipas informatave nga operatorët e rrjetit, KOSTT dhe KEDS, vështirësitë e fundit në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Kosovës janë rezultat i mbingarkesës së sistemit elektro-energjetik e jo nga mungesa e energjisë elektrike”, u tha në një njoftim të Ministrisë së Ekonomisë sot.

    Sidoqoftë, një deputete e zëshme në opozitë për çështjen e rrymës, ka zgjedhur heshtjen para këtij problemi me të cilën po përballen qytetarët e Kosovës. Fitore Pacolli e partisë në pushtet s’e ka thënë asnjë fjalë për mungesën e furnizimit të rregullt të rrymës.

    Gjithsesi, Pacolli reagonte ndryshe kur ndalej rryma në Kosovë sa Vetëvendosja ishte në opozitë. Një status i saj në ‘Facebook’ qarkulloi nëpër rrjete sociale, ku Pacolli thoshte se s’i intereson a ka prishje, KEDS po shkelte të drejtat e qytetarëve me ndërprerjen e furnizimit të energjisë elektrike.

    Nuk na intereson ne a ka prishje. Ne paguajmë shërbimin ndërsa nuk na intereson fare se si kompania do ta sigurojë atë. Qytetarët duhet të furnizohen me rrymë. A u privatizua distribucioni i KEK-ut me premtimin se do të përmirësohet shërbimi? Ky nuk është shërbim por maltretim. Secili qytetarë dhe të gjitha bizneset, që janë dëmtuar nga këto ndërpreje të gjata të rrymës, të deponojnë padi kundër KEDS. KEDS duhet të kompenzoj secilin për dëmet që i ka shkaktu secilit, bash secilit”, kishte shkruar Pacolli.

    Vetëm dy ditë para kësaj, Pacolli shqetësohej për privatizimin e distribuimit të energjisë elektrike. Thoshte se i është besuar një kompanie që ka në interes vetëm shtimin e kapitalit.

    Kur qytetarët vonohen të kryejnë obligimet ndaj KEDS, kompania ndal furnizimin me rrymë. E përveç se qytetari duhet të paguaj borxhin qytetari obligohet të paguaj edhe shërbimin për kyçje. E edhe kur KEDS duhet të përditësoj të dhënat e klientëve në sistem nuk provon të kontaktoj me klientin por e bënë shkyçjen e klienti detyrohet të lë punën, të paraqitet në zyrat e KEDS, të pres radhën e të ua jap të dhënat që t’ia përditësoj të dhënat kompanisë. E pastaj duhet t’i thërrasë disa herë e ndoshta përfundon edhe 48 orë pa rrymë derisa të ka kohë kompania të bëjë rikyçje”, thuhej ndër të tjera.

    Para njëmbëdhjetë viteve thoshte se marrëdhëniet e mira me pronarët e KEDS’it i kanë vetëm njerëzit e shitur, paçavrat dhe ata që e kanë vendin në burg. I referohej ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Këtë privatizim do ta luftojmë pa pushim, pa kursim dhe përgjithmonë”, ishte një premtim i bujshëm i Albin Kurtit opozitar që shpërndahej me të madhe nëpër rrjete sociale nga aktvistët e Vetëvendosjës.

    Gjithsesi, Kurti i kishte hëngër fjalët e tij. Kishte takuar pronarët miliarderë të KEDS’it. /Insajderi.org/

    LEXO:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark