×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nuk ndreqet aleanca me do gypa” – si i përzuri Kurti kompanitë amerikane që tentuan të investojnë në Kosovë

    Insajderi
    09 January 2022 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “18.5% e Contour Globalit jepja se  ndreqim aleancën me Amerikën për do gypa nuk ndreqet aleanca me do gypa kjo është shkurtëpamësia juaj”, kishte deklaruar Kurti në nëntor të vitit që lamë pas para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Duke theksuar se bëri mirë që refuzoi projektin amerikan. I cili për qëllim kishte ndërtimin e termocentralit të ri. “Kosova e Re”.

    Kurti edhe në vitin 2018-ën bënte thirrje të mos votohej pro marrëveshjes me “Contour Global-in”.

    “Kontrata me Contour Global e vë Republikën e Kosovës, shtetin dhe interesin tonë publik, në shërbim të një ndërmarrje të huaj private. Nuk do të punojë Contour Global për Kosovën dhe qytetarët e saj, por ne do të punojmë për Contour Global, sepse asaj, me paratë e qytetarëve ia marrim përsipër borxhin që ia shlyejmë dhe përfitimin që ia garantojmë”, thoshte ai derisa sot që është në pushtet vendi po ballafaqohet me krizë energjetike.

    Ndërkohë Kurti nuk e pranoi as projektin nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për gazinsjellës amerikan. Nga qeveria e tij e cilësuan edhe si projekt me ndikim rus.

    Me 30 shtator të 2021-ës, ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se qeveria nuk do të çojë përpara projektin për gazinsjellës amerikan i propozuar nga (MCC). Pa dhënë ndonjë sqarim shtesë.

    Kundër kësaj qasje të Qeverisë Kurti është shprehur opozita e tanishme. Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Ferat Shala thotë sse vendimet politike po e dëmtojnë ekonominë e vendit. Përmend rastet se si VV vazhdimisht ka refuzuar krijimet e kapaciteteve të reja energjetike.

    “Fryma kundër kapaciteteve të reja energjetike të reja ne vend është shumë më herët se sa kur është këputur kontrata me “Contour Global ”. Një periudhe pothuajse një dekadë, opozita e hershme në atë kohë VV dhe një pjesë e komuniteti të shoqërisë civile që tash janë të atashuar në VV, kanë qenë kategorik kundër me gjitha format vendore dhe ndërkombëtare, të paguara mirë, kanë lobu kundër projekteve energjetike të vendit që nënkupton kanë kriju opinion para kushte për të dështuar projekti në emër të gjithë mekanizmave mjedisore ndërkombëtarë, kur ne nuk jemi në asnjë prej këtyre mekanizmave që janë thirrë pjesëmarrës as obligativ e as zyrtarisht nuk pritet të jenë brenda deri në 2050-ën pra në esencë është një politikë e gabuar e rëndë që e ka dëmtuar ekonominë e vendit”, tha ai për InDoks prodhim i Gazetës Insajderi. 

    Ndërkohë edhe profesori universitar njëherit anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj numëron rastet të cilat Kurti i refuzojë e si pranojë. E që sipas tij e dëmtuan vendin.

    “Kryeministri Kurti ka qenë në qeverinë Kurti 1 kur përfundimisht është përmbyll çështja e Countour Global-it kryeministri Kurti është në qeverisje kur heqëm dorë nga diversifikimi i furnizimit përmes gazit porlonguam një proces dhe atë në mënyrë shumë banale përderisa sot Bashkimin Europian e ka karakterizon gazi dhe energjia nukleare si dy resurset që mund të konsiderohen të gjelbëra në kushte specifike. Kosova në një mënyrë nënshalante thotë skemi nevojë për disa gypa të cilët financohen nga Amerika dmth unë i takojë asaj pjesë së spektrit që mundohet të kërkojë një faj, kjo është mendësi e vjetër politike në Kosovë, mendësia e re politike në Kosovë ka nevojë të gjejë zgjidhje, të ofrojë një vizion”, thotë Nikaj.

    “Nuk është vetëm Countor Global-i por është kundërshtia e vazhdueshme kundrejt çfarëdo përpjekje për një qasje e cila gjeneron kapacitet të ri prodhues në Kosovës, kundër çfarëdo qasje KEK-un, procesin e privatizimit, procesin e Kosovës së Re Kosovës C sido që ta quajmë gjithmonë është kundërshtu dhe ka kriju një ndasi edhe në shoqërinë kosovare rreth asaj se çka mund të bëhet dhe si mund të bëhet”, u shpreh Nikaj.

    E Lekaj i AAK-së deklaron se më paku ka të drejt Kurti t’i kritikojë qeveritë e kaluara për temën e energjisë, përmend kundërshtimet e vazhdueshme që kanë bërë.

    “Sa i përket kryeministrit të Qeverisë së Kosovës z.Kurti mendoj që në këtë drejtim nuk ka të drejt sepse vet VV dhe lideri i saj z. Kurti kanë qenë kundër investimeve me energji ne e kemi Kosovën e Re, Contour Global  që e kanë refuzuar e sidomos edhe rastin e fundit që e kanë refuzuar nga gazsjellësin amerikan në vlerë prej 200 milionë dollarëve nëse nisemi nga kjo mendoj që më së paku duhet Kurti, kryeministri të kritikojë sepse vet ka bërë protesta e ka kundërshtuar fuqishëm këtë dhe në këtë drejtim mendoj që derisa nuk ka një një strategji dalëse mendoj që është e kot që të bëjnë llafe dhe deri më tani kemi parë llafe tyre se sa ndonjë veprim konkret”, është shprehur Lekaj.

    Dokumentari i plotë: InDoks | Premtuesi i shpresës që riktheu terrin e pasluftës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark