Në episodin e sotëm Bruno ishte ai i cii ndezi disa situata të ndryshme në studio.
Takimi i Brunos me Alvisës zgjoi shumë diskutime në studio.
Ishte Ada dhe Mikela, ato të cilat diskutuan takimin e dyshes duke thumbuar të dy, por kjo nuk ndaloi me kaq. Bruno filloi duke ironizuar me vajzat pas komenteve të tyre.
Ai i dha një dhuratë Alvisës, disa kristale kinse për të larguar energjitë e këqija nga Mikela dhe Ada.
Më pas Bruno dhe Mikelan nisën një diskutim ku rezultoi, konkurrenti duke ofenduar rëndë Mikelën, në një moment ai iu drejtua asaj si një femër ‘e prekur nga Argjendi’ dhe se ky nuk do të mund ta prekte atë më sepse e do një femër të pa prekur nga meshkujt e tjerë.
Kjo qoi në zemërimin e Mikelës e cila ia ktheu se ky do të duhej të kërkonte një femër jashtë “Përputhen” sepse asnjëra nga to nuk është e virgjër siq preferon ai.