×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk reaguan për Dimal Bashen, ky është sqarimi i kryetarit të Bordit të RTK-së

    Insajderi
    06 May 2024 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas kritikave që bëri Gazeta Insajderi lidhur me mos reagimin e Bordit të RTK’së për deklaratën skandaloze të deputeti të Vetëvendosjes Dimal Bashës, ka reaguar kryetari, Besnik Boletini

    “Një krahasim i tillë i RTK-së me RTK-në është i papranueshëm dhe fyes”, thuhet në sqarimin e tij dërguar Insajderit duke mbështetur në tërësi reagimin që bëri drejtori i RTK’së Shkumbin Ahmetxhekaj

    “RTK reagon për çështje të ndryshme dhe çdo reagim nga niveli udhëheqës është qëndrim i transmetuesit publik. Prandaj, kur reagon drejtori i përgjithshëm, drejtori i televizionit, ose i radios, ai përfaqëson qëndrimin e RTK-së për atë rast dhe rrjedhimisht mekanizmat tjerë udhëheqës më lartë apo më poshtë nuk deklarohen veçmas, përveç nëse mendojnë ndryshe. Edhe për këtë rast, por edhe për deklaratën e një deputeti tjetër, ka pasur reagim nga drejtues të televizionit, që një krahasim i tillë i RTK-së me RTK-në është i papranueshëm dhe fyes dhe ky qëndrim përfaqëson qëndrimin e RTK-së si tërësi”, ka thënë në reagimin e tij kryetari i Bordit të RTK’së Besnik Boletini.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në Ditën Botërore të Lirisë së Shprehjes (4 maj) e kishte intimiduar gazetaren e RTK’së, Blerta Foniqi – Kabashi, kur ishte pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe si parakusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Për besë unë e shoh qysh e shoh secili shqiptar. Në RTS-in e Serbisë ata mujnë me pas shqetësim kryesor Asociacionin. Në RTK-në e Kosovës nuk duhet me kanë veç Asociacioni…A ta shpjegova që ka marrëveshje Kosova? Pse po e bën temë a duhet me bë Asociacionin a jo? Na e dimë çka është tema kryesore”, deklaroi ai para dy ditësh.

    Drejtori i RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, e ka parë sulm të drejtpërdrejt në pavarësinë e mediumit deklaratën e Bashës.

    “Ndërtimi i narracionit që kushdo që raporton ndryshe nga bindjet politike të tjetrit është me Serbinë dhe RTS-in, është sulm i drejtpërdrejt mbi punën dhe angazhimin tonë të përditshëm”, ka deklaruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark