Një nga lajmet më të bukura të ditëve të fundit është ribashkimi i Mozzik dhe Loredanës.
Pas këtij ribashkimi, fansat e këngëtarëve kanë vënë re një detaji mjaft të ëmbël: ata nuk ndalen së veshuri rrobat e njërit-tjetrit.
Fillimisht, Mozzik u pikas se kishte veshur bluzën e Loredanës gjatë ditëlindjes së tij pak ditë më parë.
Më vonë, dy reperët kanë publikuar në adresat e tyre në Instagram nga një video ku shfaqen me të njëjtën bluzë të dy. Është e njëjta xhaketë sportive në ngjyrë blu, që e mbajnë veshur si Loredana po ashtu edhe Mozzik.
Po ashtu, së fundmi ata janë kapur prapë me rroba të njëjta. Bëhet fjalë për këtë bluzë gri që ua kemi parë ditët e fundit në rrjetet sociale.