×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nuk arriti të shkonte në spital, momenti heroik kur gruaja lind foshnjën në ashensor

    Insajderi
    18 October 2022 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Brazil ka ndodhur një ngjarje mjaft interesante, ku një grua braziliane solli në jetë foshnjën e saj brenda ashensorit.

    Deborah Bittar, telefonoi bashkëshortin e saj, mjekun gjinekolog, Danilo Almeida dhe i tha se po bëhej gati të shkonte në spital për të lindur, por papritur ajo ndjeu se foshnja Julia po vinte në botë.

    Pamjet që familja shpërndau të mërkurën e kaluar në llogarinë e mjekut në Instagram, tregojnë gruan, një nutricioniste, duke qëndruar pranë derës së ashensorit teksa ishte gati të mbyllej.

    Ajo vendos dorën e saj mbi bark ndërsa ndjen një tkurrje dhe më pas ulet kur ndien se do të lindë. Më pas ajo zgjat dorën për të parandaluar mbylljen e derës.

    Pas lindjes, Bittar tha se gjithçka ndodhi shumë shpejtë.

    “Ndodhi gjithçka shumë  shpejt dhe ishte e pabesueshme”, tha Almedia, për portalin brazilian të lajmeve G1.

    “Shkova në shtëpi dhe pashë që ajo ishte zgjeruar tashmë tetë centimetra. Ne po shkonim në spital, por Julia vendosi të lindte në ashensor.”

    Almeida, i cili thotë se ka sjellë në jetë më shumë se 5,000 foshnja, shihet në video duke lëshuar çantat e gruas së tij në dysheme dhe më pas duke vendosur Júlian në prehrin e Bittarit përpara se ai të presë kordonin e kërthizës.

    Pak çaste më vonë, Bittar ecën në korridor ndërsa mban vajzën e saj në një batanije.

    Almeida kujtoi se lindja e vajzës dyvjeçare të çiftit, Amanda, ishte normale, por ajo e Julia ishte paksa tronditëse.

    Pamjet më poshtë:

    VIDEO

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark