Elvisi, i njohur si Loco bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime” duke deklaruar se tani e tutje është në emision vetëm për Sindin. Deklarata e Locos e preku violinisten, e cila e përqafoi dhe e falënderoi për këtë gjest.
Ndërkohë Loco gjatë kësaj kohe ka qenë në mëdyshje midis Anës dhe Sindit.
Kujtojmë këtu takimin e tyre dhe ngacmimet e Locos kur Ana prezantonte “Përputhen”.
Megjithatë Loco edhe pse e bëri mbrëmë zgjedhjen e tij, nuk harroi të rishikonte këtë moment për të parë si ka reaguar Anna.
Ai ka ndarë momentin e deklaratës për Sindin dhe përqafimin e tyre pranë Anës, e cila ka vështruar e heshtur të gjithë skenën.
“Merre me lëng, se mishi mbaroi”, shkruan Loco duke thumbuar Anën.
Ndërkohë edhe Sindit duket se nuk i del e keqja me Anën dhe e ka thumbuar gjithashtu me një status ku shkruan se ajo vetë ka sarkazëm dhe është perfekte