Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon ta mbajë primatin tek partitë shqiptare në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën sot në Maqedoni, nga 76.05 për qind të votave të numëruara.
Te partitë maqedonase VMRO-DPMNE po mban primatin me 40.35 për qind, duke mbajtur prapa LSDM-në me 36.45 për qind.
Në Maqedoni qeverinë e bënë partia fituese e zgjedhjeve nga radhët e maqedonasve me një parti shqiptare, natyrisht duke siguruar shumicën e votave të deputetëve në Kuvend.
Zyrtarisht, ky numër i votave të fituara ende nuk është përkthyer në mandate të deputetëve.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje të parakohshme ka qenë e lartë, dhe ka mbërritur në 66.49 për qind e votuesve. /Insajderi.com