×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Numërohen 80 për qind të votave në Turqi, bie epërsia e Erdoganit

    Insajderi
    14 May 2023 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga 80 për qind të votave të numëruara, në Turqi po vijon të kryesojë presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan.

    Sipas rezultateve preliminare, Erdogan ka arritur të sigurojë 50.68 për qind të votave.

    Në anën tjetër, kandidati i opozitës së bashkuar, njëkohësisht aleati kryesor i Erdoganit, Kemal Kiliçdaroglu, ka shënuar një rritje, i cili ka arritur të ngushtojë rezultatin duke siguruar 43.52 për qind të votave.

    Në këto rezultate preliminare, i treti në radhë është renditur kandidati Sinan Ogan, duke siguruar 5.31 për qind të votave.

    Ndërkaq, kandidati Muharrem Ince, ka arritur të marrë 0.49 për qind të votave apo 205 mijë e 140 vota.

    Aktualisht, janë 42 milionë e 047 mijë e 022 vota të shfrytëzuara, ku prej tyre janë 41 milionë e 311 mijë e 222 vota të vlefshme.

    Sipas rezultateve preliminare, dalja në votim konsiderohet të jetë 88.49 për qind.

    Po ashtu janë 191 mijë e 214 kuti votimi në 1 mijë e 94 komitete zgjedhore në të gjithë Turqinë.

    Në zgjedhjet e vitit 2018, pjesëmarrja në Turqi ishte mbi 86%, ndërsa jashtë saj ishte rreth 50%.

    Me rreth 53%, Erdogani fitoi presidencën në raundin e parë në 2018 dhe aleanca e tij elektorale mori pothuajse 54% të votave të vlefshme në Turqi. Jashtë vendit, Erdogani dhe aleanca e tij elektorale kanë pasur më shumë sukses, të dy duke fituar më shumë se 60% në mesin e turqve që jetojnë jashtë vendit.

    Në Turqi është votuar të dielën për një parlament dhe president të ri.

    Pas 20 vitesh, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan nuk është favorit i qartë në garë. Sipas sondazheve, edhe aleanca e tij elektorale është prapa aleancës së opozitës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark