Insajderi
Lajme

Numërohen mbi 70 për qind e votave me postë, ky është përditësimi i fundit

Insajderi
04 January 2026 - 23:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Numërohen mbi 70 për qind e votave me postë, ky është përditësimi i fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Procesi i numërimit të votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po shkon drejt fundit.

Sipas përditësimit të fundit janë procesuar 68 nga 92 njësitë e votimit, që korrespondon me 73.91% të votave totale me postë, shkruan Insajderi.

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje po prin, duke siguruar pjesën më të madhe të votave nga diaspora. Konkretisht, kjo parti ka mbledhur 72.39% të votave, apo thënë në shifra, 14,098 votues kanë votuar për këtë subjekt.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila deri më tani ka siguruar 10.57% të votave, që korrespondon me 2,058 vota.

Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 8.24% apo 1,605 vota.

Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 4.67% të mbështetjes me gjithsej 909 vota. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark