Insajderi
Lajme

Numërohen mbi 90% e vendvotimeve – LVV kryeson bindshëm

Insajderi
28 December 2025 - 21:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Numërohen mbi 90% e vendvotimeve – LVV kryeson bindshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë me 50,08% të votave, duke grumbulluar 408,542 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,98% ose 171,111 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 13,89% dhe 113,270 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5,86% të votave (47,837 vota), e pasuar nga Lista Serbe me 3,58% (29,207 vota). Nisma Socialdemokrate ka marrë 1,65% ose 13,478 vota.

Sipas të dhënave zyrtare, janë numëruar 92,65% e vendvotimeve, ndërsa pjesëmarrja në votim ka qenë rreth 42,10%.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark