Insajderi
Zgjedhjet 2026

Numri 6 i Aleancës, Albana Bytyqi përkujton dëshmorët dhe martirët në Savrovë

Insajderi
02 June 2026 - 14:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Numri 6 i Aleancës, Albana Bytyqi përkujton dëshmorët dhe martirët në Savrovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Numri 6 i Aleancës, Albana Bytyqi, mori pjesë sot në tubimin përkujtimor të mbajtur në Savrovë, ku u nderua sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Me këtë rast, Bytyqi theksoi se kujtimi për të rënët nuk është vetëm një detyrim moral, por edhe një amanet që obligon brezat e sotëm të punojnë për forcimin e shtetit dhe zhvillimin e vendit.

“Sot u bashkuam në Savrovë për të nderuar ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë që e gëzojmë sot. Kujtimi për dëshmorët dhe martirët e kombit na udhëzon të punojmë çdo ditë për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar”, u shpreh Bytyqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark