×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Numri dy i diplomacisë në Spanjë për hesape të Vetëvendosjes, takohet me kryeministrin spanjoll- s’thuhet se ia kërkoi njohjen e Kosovës

    Insajderi
    25 February 2024 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, shkoi si përfaqësuesese e partisë në pushtet në Madrid të Spanjës në Këshillin e Internacionales Socialiste. Aty përmendet edhe një takim me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, por s’përmendet që iu është kërkuar njohja e Kosovës.

    Në pjesën e fundit të njoftimit përmendet se delegacioni i Vetëvendosjes zhvilloi takime të shumta, në mesin e të cilave ishte edhe kryeministri Sanchez. Aty s’jepen shumë detaje prej takimit, përveç një fotoje çasti. As njohja e Kosovës si kërkesë nga ana e zëvendëskryediplomates s’përmendet, shkruan Gazeta Insajderi.

    Një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i përbërë nga, Zv.ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, anëtarja e Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Anila Vrajolli si dhe Sebastien Gricourt morën pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste, i cili u mbajt në Madrid të Spanjës”, thuhet në njoftim.

    “Mbledhja e Këshillit ishte e përqendruar kryesisht në punimet për ndryshimet statutore të organizatës si dhe diskutimet edhe për tema të ndryshme me interes të veçantë për vendet respektive. Në këtë drejtim Zv.ministrja Liza Gashi prezentoi para të pranishmëve arritjet dhe progresin e Republikës së Kosovës gjatë mandatit qeverisës të Lëvizjes sonë”, vijon njoftimi.

    “Përgjatë punimeve të Këshillit delegacioni ynë zhvilloi takime të shumta nga të cilat theksojmë atë me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, Sekretaren për Marrëdhenie Ndërkombëtare të PSOE, Hana Jalloul, Kryetarin e YES, Enric Lopez, Sekretarin e IUSY, Bruno Gonçalves, nga Forumi Euroatlantik, David Balsa si dhe delegacione të ndryshme të shumë shteteve pjesëmarrëse nga rajoni e bota”, përfundon njoftimi i VV’së zyrtare në ‘Facebook’.

    Vetëvendosja dhe partia politike e Pedro Sanchez kanë afërsi ideologjike.

    Spanja zë vend në mesin e pesë shteteve mos-njohëse në BE. Së fundmi, pas liberalizimit të vizave, ajo ka njohur pasaportat e Kosovës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark