Ambasada e Kosovës në Gjermani ka vënë në dispozicion numrat emergjentë për qytetarët kosovarë.
Pas sulmit në Berlin të Gjermanisë, Ambasada e Kosovës atje ka vënë në dispozicion numrat emergjentë për qytetarët e Kosovës në rast nevoje për ndihmë në lidhje me sulmin.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është solidarizuar me popullin gjerman, ndërsa ka dënuar ashpër sulmin e sotëm.
“Dënoj fuqishëm sulmin brutal në Berlin. Ngushëllimet e mia për të afërmit dhe familjet e viktimave”, ka shkruar ministri Hoxhaj në llogarinë në Twitter./Insajderi.com