Ndryshimi në planin global tregon se përpjekjet e qeverive të zvogëlohet numri i duhanpirësve për të shpëtuar jetët dhe të mbrohet shëndeti i njerëzve ka pasur efekt, ka kumtuar OBSH, e cila është obliguar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeveritë që trendi i zvogëlimit të pirjes së duhanit të vazhdojë.
“Me vite kemi shikuar se si numri i duhanpirësve po rritet, dhe tani numri i tyre po zvogëlohet, sepse qeveritë i kanë ashpërsuar masat kundër duhanit”, pretendohet në OBSH, transmeton Reuters.
Pretendohet se në zvogëlimin e numrit të duhanpirësve ka ndikuar fakti se gratë e kanë zvogëluar në mënyrë drastike pirjen e duhanit.
Përkujtohet se pirja e duhanit shkakton të gjitha sëmundjet e mushkërive dhe se është faktori më i madh sëmundjeve kardiovaskulare, siç janë sulmi në tru, sëmundjet e zemrës, karcinom i fytit, gojës dhe llojet tjera të karcinomit.
Çdo vit për shkak të pirjes së duhanit vdesin më shumë se 8 milionë njerëz në botë, dhe shtatë milion janë pasojë e drejtpërdrejtë e pirjes së duhanit. Edhe një milion tjerë vdesin nga thithja indirekte e tymit të duhanit./Insajderi.com.