
Art Ahmeti ka njoftuar se do të kandidojë për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e LDK-së.
Ai falënderoi kryesinë e Degës II të LDK-së në Prishtinë, Kryetarin e Degës dhe Nënkryetarin e Kryeqytetit, Florian Dushi, për besimin dhe përkrahjen e pakushtëzuar.
Në këto zgjedhje, ai mban numrin 44 në listë.
“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se jam pjesë e listës së LDK-së për Asamblenë e Kryeqytetit. Në garën time të parë, numri im është i njëjtë me atë që, vite më parë, e mbante babai im, Qemajl Ahmeti, në listën e LDK-së — një lidhje që për mua ka domethënie të veçantë,” shkroi Ahmeti.
Ai shtoi se kandidatura e tij është më shumë se një hap politik.
“Kjo nuk është rastësi. Është trashëgimi. Është përgjegjësi. Është një premtim për ta vazhduar punën me ndershmëri dhe përkushtim. Si gjeneratë e tretë në LDK, ky hap është më shumë se një mision — është vazhdim i një rrugëtimi familjar dhe personal.”
Ahmeti falënderoi gjithashtu Kryetarin e LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, për vlerësimin, dhe Kryetarin e Kryeqytetit, Perparim Rama, për mbështetjen.