Insajderi
Lajme

Nurellari: Haga njollosi edhe Shqipërinë, Kosova dhe Tirana duhet të ndërmarrin kundërofensivë

Insajderi
18 September 2026 - 09:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nurellari: Haga njollosi edhe Shqipërinë, Kosova dhe Tirana duhet të ndërmarrin kundërofensivë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Politologu Adri Nurellari u shpreh se Haga njollosi jo vetëm Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me vendimin e saj, por edhe Republikën e Shqipërisë.

“Lufta e Kosovës ka qenë për mbijetesë, e pabarabartë, partizane. Është dëshmuar se bëhej fjalë për guerrilje dhe kjo është farsa e madhe e kësaj gjykate. Drama është se flitet për përgjegjësi kolektive, e cila njollos UÇK-në, njollos mbështetësit e saj, përfshi botën perëndimore, por edhe Shqipërinë, pasi u përmend disa herë se veprimtaritë kanë ndodhur në territorin e Republikës së Shqipërisë. Dhe kjo na detyron si shtet të mobilizohemi jo vetëm për solidaritet me Kosovën, por edhe për faktin se kemi të bëjmë me njollosje të shtetit shqiptar”, tha Nurellari në A2CNN.

“Kemi përgjegjësi të drejtpërdrejtë në këtë çështje. Më erdhi mirë që sot pati një deklaratë të përbashkët dhe kjo temë nuk u bë pjesë e debatit të përditshëm dhe politikës ditore. Pati mjaftueshëm përgjegjësi dhe shpresoj që atë mesazh të Kuvendit ta marrë qeveria, edhe ajo e Kosovës, dhe të dy qeveritë të lënë anash mllefet personale që kanë dy kryeministrat, dhe të merren vesh për kundërofensivën që duhet të ndërmarrin të dyja bashkë”, shtoi Nurellari.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark