Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për nepotizëm pas raportimit të Insajderit në lidhje me favorizimin e njerëzve të Vetëvendosjes në konkurset e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan.
Përmes një postimi në Facebook, Nushi ka ironizuar ka thënë se ndërsa Qeveria po “lufton” për cilësi në arsim, deputetit të VV-së, në Gjilan iu paska punësuar grua si arsimtare dhe motra e gruas si edukatore.
“Ndërkohë që në nivel qendror po “lufton” për cilësi në arsim, në nivel lokal deputetit të VV në Gjilan ia paskan punësuar gruan si arsimtare dhe motrën e gruas si edukatore!” – ka shkruar shkruar Nushi.