Miqtë dhe familjarët e Toni Starden kanë nisur një fondacion në GoFundMe për të paguar për dasmën e ëndrrave të 29 vjeçes.
Një grua gënjeu që kishte kancer terminal, në mënyrë që familjarët dhe miqtë e saj të kontribuonin me mijëra dollarë në dasmën e saj të ëndrrave, shkruan “DailyStar”.
Tani ajo është dënuar me burgim. Toni Starden, 29 vjeçare, i gënjeu të gjithë miqtë dhe familjarët që kishte kancer në mitër, që ishte shpërndarë në pjesë të tjera të trupit të saj.
Nusja tha se donte dasmën e ëndrrave të saj para se të vdiste, dhe miqtë e saj nisën një fondacion në GoFundMe për të mbledhur para për dasmën e saj, duke mbledhur thuajse 10 mijë euro.
Ajo iu dha informata vazhdimisht se si po shkonte trajtimi i saj edhe në rrjete sociale. Ajo ka rruar kokën në mënyrë që të duket sikur është duke u trajtuar.
Gjatë dasmës, të ftuarit u bënë të dyshimtë kur babai i saj filloi të mbante një fjalim prekës dhe ajo filloi të qeshte.
Eventualisht, në një telefonatë e cila u incizua, ajo e pranoi që nuk ka kancer. Gjatë gjykimit të saj, ajo u dënua me 5 muaj burgim dhe u detyrua të kthente të gjitha paratë që i morri si fonde