Insajderi
Lajme

Nxënësit e Drenasit nesër në orën e parë mësojnë për UÇK’në dhe historinë e luftës

Insajderi
15 September 2026 - 21:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nxënësit e Drenasit nesër në orën e parë mësojnë për UÇK’në dhe historinë e luftës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas ka njoftuar se ora e parë mësimore nesër, më 16 shtator, në institucionet arsimore të kësaj komune do t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe historisë së luftës për çlirimin e Kosovës.

Sipas njoftimit, aktiviteti synon edukimin e nxënësve dhe ruajtjen e kujtesës historike, duke i njohur ata me rëndësinë e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Drejtoria e Arsimit ka kërkuar nga mësimdhënësit që këtë orë ta zhvillojnë në mënyrë të përshtatshme për moshën e nxënësve, me fokus në edukim, respekt dhe përcjelljen e vlerave historike te brezat e rinj. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark