×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxënësit e Kosovës nuk dalin të mirë në lexim – PIRLS publikon rezultatet befasuese

    Insajderi
    16 May 2023 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në qershor të 2021 nxënësit e disa shkollave që ishin përzgjedhur në Kosovë për herë të parë kanë marr pjesë në Testin ndërkombëtar për lexim PIRLS 2021 (Progress in International Reading Literacy Study).

    PIRLS sot ka publikuar këto rezultate, ku sipas tyre shihet se nxënësit e Kosovës nuk qëndrojnë mirë në lexim.

    Rezultati i Kosovës është 421 pikë në renditje, mesatare kjo dukshëm më e ulët se pikët prej 500 të PIRLS.

    Shqipëria në këtë testim ka 513 pikë, Serbia 514, Mali i Zi 487, Maqedonia e Veriut 442.

    Ndërkaq, vendet e para në këtë renditje janë Singapori 587 pikë, Hong Kong 573, Rusia 567, Anglia 558, Finlanda 549, etj.

    PIRLS është një studim ndërkombëtar i prirjeve në lexim, i cili zhvillohet që nga viti 2001 dhe mbahet çdo 5 vjet dhe aktualisht marrin pjesë 50 shtete.

    E në vitin 2021 për herë të parë ka marr pjesë edhe Kosova dhe pjesë e testit ishin vetëm nxënësit e klasave të katërta.

    Ndryshe, ky lloj testimi qëllim ka matjen e arritjeve të nxënësve të klasave të katërta në lexim, ndërkaq shërben për krahasimin e efikasitetit të metodave të mësimdhënies në një kontekst global.

    Ndryshe, rezultatet tregojnë se 43 vende kishin arritje relativisht të larta në lexim në klasën e katërt si grup.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark