Ditën e djeshme Dafina Zeqiri publikoi listën e plotë të këngëve të albumit të saj “Dafinë moj” që do lançohet së shpejti.
Në total ai numëron 14 këngë, 10 prej të cilave janë duete.
E teksa Dafina ka marrë vëmendjen e të gjithve me promovimin e albumit të saj, menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli duket se ka thumbuar artisten në rrjetet sociale.
Kështu, janë interpretuar disa video të postuara nga ai në Instastory mbrëmjen e djeshme.
“Albumi me 16 këngë po vjen.
Gutnu qitni naj sen qa keni nërmen!”- shkroi ai.
Nuk dihet nëse Tayna po vjen me të vërtetë me një album sepse vetë ajo nuk ka pohuar diçka të tillë por sipas fansave ai po hedh thumba për albumin e Duffy.
Më tej ai ka postuar një video të këngës së Taynës dhe Azet duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur ne lot.
Kujtojmë se disa muaj më parë Tayna dhe Dafina ishin në qendër të vëmendjes pas prishjes së miqësisë së tyre.
Nuk dihet ende çfarë ka ndodhur mes artisteve por thumbimet në rrjetet sociale ishin të shumta, e madje sipas fansave kënga “Zili zili” e Dafinës ishte diss për Taynën.
Kohēt e fundit u duk se gjërat mes tyre u qetësuan, por veprimi i fundit i Rinorit mund “të ndezë sërish gjakrat”.