Insajderi
Botë

NYT: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në shkretëtirën e Irakut

Insajderi
17 May 2026 - 17:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
NYT: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në shkretëtirën e Irakut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Raportohet se Izraeli ka ndërtuar të paktën dy baza ushtarake sekrete në shkretëtirën irakiane, për të ndihmuar sulmet e tij ndaj Iranit – pavarësisht faktit që Izraeli dhe Iraku e shohin njëri-tjetrin si shtete armiqësore.

Raporti i New York Times sugjeron se një nga bazat u zbulua nga një bari që shkoi me veturë pranë saj.

Awad al-Shammari, 29 vjeç, telefonoi një zyrtar ushtarak irakian për të raportuar atë që kishte parë, por tre dëshmitarë më pas panë veturën e tij të ndiqej nga një helikopter dhe të qëllohej drejt tij.

Familja e tij e gjeti kufomën e al-Shammari të djegur dy ditë më vonë; ai dhe vetura e tij ishin djegur dhe ishin lënë në shkretëtirë.

Pasi bariu u vra, një njësi ushtarake rajonale irakiane u dërgua për të hetuar bazën.

Një ushtar thuhet se u vra, dy u plagosën dhe dy automjete u shpërthyen përpara se njësitë të tërhiqeshin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark