
Saimir.Z nga Puka është 33-vjeçari i cili është dhunuar në mënyrë barbare nga 4 policë grekë gjatë transportimit për në burg.
Shqiptari i cili është baba i dy fëmijëve, ishte dënuar për drogë dhe po transferohej nga burgu i Selanikut për në Korydallos kur është dhunuar barbarisht.
Mediat greke kanë publikuar mbrëmjen e sotme pamjet e dhunimit të tij dhe fjalët që ai iu ka thënë familjarëve.
Motra e tij mes lotëve ka treguar se vëllain ia kanë dhunuar brenda në burg, në makinë teksa transferohej, por dhe në momentin që e kanë zbritur, para syve të prindërve të tij. Sipas saj, vëlla iu tha familjarëve:
Edhe babai i shqiptarit ka deklaruar se një efektiv policie i ka thënë se “djalin do ta marrësh në arkivol”.
Pas denoncimit, një oficer, dy policë dhe një roje speciale u arrestuan pasi kanë torturuar dhe rrahur rëndë të arrestuarin shqiptar. Rrahja e shqiptarit është konfirmuar edhe nga të burgosurit e tjerë.