Pas një kontakti në jug të vendit tek “Ora Verore”, gazetari i lajmeve rozë Ronaldo Sharka i ka bërë një kamera të fshehtë këngëtares së njohur të muzikës popullore qytetare, Romina Aliaj.
Fillimisht, prej ditësh për t’a bërë situatën të besueshme, ai i dërgontë asaj shpesh sms në telefon, me pretekstin për të dale për kafe, ndërsa me pas arrin t’i zbulojë shtëpinë e t’i trokasë në dere.
Pasi tenton të futet në shtëpi dhe Romina Aliaj nuk e pranon, ky i fundit i futet në mes te natës në krevatin e gjumit dhe e bën atë për ujë të ftohtë.
Për të realizuar këtë kamer të fshehtë ka menduar dhe e motra e këngëtares, e cila i ka dhënë dhe çelësin e derës në mënyrë që ai të mund të hynte brenda.