Insajderi
Lajme

“O Mërgim, qeto e ka pru Mihali me të qit keq ty” – Bekë Berisha dëgjohet duke e këshilluar Mërgim Lushtakun

Insajderi
12 August 2026 - 13:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“O Mërgim, qeto e ka pru Mihali me të qit keq ty” – Bekë Berisha dëgjohet duke e këshilluar Mërgim Lushtakun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përplasjet mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës po vazhdojnë.

Një përplasje verbale ka ndodhur mes deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë debatit, Lushtaku u shpreh me tone të ashpra ndaj deputetëve të VV-së.

“Ata që e shkelin Kushtetutën, që e shkelin ligjin, marre nuk është zhag me ju ngreh”, ka deklaruar Lushtaku.

Ndërkohë, deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, iu drejtua Lushtakut duke i thënë se, sipas tij, Dejona Mihali po e provokonte me qëllim që ta nxirrte keq.

“O Mërgim, qeto e ka pru Mihali me të qit keq ty, ajo le të fol, rri qaty, mos fol me to”, i ka thënë Berisha Lushtakut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark